FOTOLAJM/ Ish-deputeti Arben Ndoka, në fushatën e PS-së në Dibër

Aug 23, 2016 | 9:40
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka, në qendër të akuzave teksa debatohej miratimi i ligjit të dekriminalizimit, është pjesë e fushatës për zgjedhjet vendore në Dibër.

ndoka fushate

Ai është fotografuar teksa bën fushatë së bashku me kandidatin socialist për bashkinë, Muharem Rama.

Emri i Ndokës u bë shkak për ‘përplasje’ në Kuvend, akuzuar nga opozita se ka qenë i dënuar për prostitucion.

Kujtojmë se pikërisht ndaj Ndokës, mbajti qëndrim publik edhe Ambasada Amerikane, teksa këmbëngulte në rëndësinë e madhe që do kishte për vendin ligji i dekriminalizimit.

Sot pritet që kandidati i maxhorancës të prezantohet zyrtarisht përpara dibranëve edhe nga Kryeministri Rama.

Prezantimi pritet të bëhet në sheshin kryesor të qytetit, ku kreu i qeverisë do të kërkojë sërish votat e dibranëve, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura