Fotografitë që kanë lënë gjurmë në histori

Dec 8, 2014 | 15:16
SHPËRNDAJE

Shumë herë, fotografitë nuk kanë fare nevojë për komente. Sidomos ato që kanë bërë xhiron e botës edhe sot, pas kaq shumë vitesh, të ngacmojnë. Kemi zgjedhur sot disa për t’ua treguar. Nga ato që ndoshta jo vetëm nuk i keni parë ndonjëherë, por as i keni imagjinuar. Kush nuk do të qeshte me mimikat e vajzave në një klasë mësimi të edukatës seksuale?! Kush nuk do të bëhej kurioz edhe më për historinë mes ikonës së modës Coco Chanel dhe surrealistit të famshëm Salvador Dali. Këtu kemi zgjedhur vetëm fotografitë, pa e zgjatur shumë në histori, të bindur se, ngacmimi mjafton për të hulumtuar më pas vetë. Ka, sigurisht, të tjera akoma me të cilat duhet të njiheni. Sa më shumë të hysh në histori, aq më “i painformuar” del. Këto janë fare pak nga imazhet e një bote të panjohur në kohë lufte e paqeje.

Fotografi e shkrepur në vitin 1929, gjatë një ore mësimi të edukatës seksuale
Brigitte Bardot në 1961, gjatë një udhëtimi privat
Nëse mendoni se fotografitë e atëhershme ishin njësoj për të gjithë, ja se ç’ndodh pas aparatit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura