FOTO+EMRI/ Kjo është efektivja e Policisë Rrugore, që e përplasi sot kamioni

Jan 15, 2021 | 15:17
SHPËRNDAJE

arta

Vajza që shihni në foton më lart është Arta Shurbi, efektivja e Policisë Rrugore e cila u aksidentua sot në Tiranë.

Gazetarja e Panorama, Etleva Delia, raporton se e reja ka qenë në shërbim në kohën kur u përplas nga një kamion te Cassa Italia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55, ku mjeti me drejtues K. V, ka aksidentuar policen.

E plagosura u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, tha policia në njoftimin paraprak.

Njoftimi i policise

Më datë 15.01.2021, rreth orës 12:55, tek Cassa Italia, mjeti me drejtues K. V, ka aksidentuar  punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor shtetasen  A. Sh, aktualisht në shërbim, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë  vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura