FOTO-VIDEO/ Me mitraloz, kallashnikov dhe municione luftarake në banesë, ja kush është inspektori i Bashkisë që u arrestua nga policia

Jan 29, 2022 | 10:14
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit arrestoi mëngjesin e kësaj të shtune shtetasin Gentian Duka, 44-vjeç, të cilit iu sekuestruan në banesë një armë zjarri tip kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti, një thikë, si dhe 7 karikatorë.

Burime për Panorama.al bëjnë me dije se 44-vjeçari është inspektor në Drejtorinë e Tatimeve të Bashkisë Elbasan.

Arrestimi i tij u bë në zbatim të planit të masave të policisë për kontrollin e personave që mbajnë armë pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative.

Materialet proceduriale në ngarkim të zyrtarit i kaluan prokurorisë së Elbasanit, ndërkohë që armët e sekuestruar u dërguan në në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Gentian Duka
Gentian Duka

Njoftimi nga Policia Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kral”, për goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë në banesë pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, municion luftarak e sende të tjera të kundraligjshme.

Vihet në pranga një 44 vjeçar.

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e personave që mbajnë armë pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe ndjekjen me metoda proaktive, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kral” në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-G.D., 44 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së 44 vjeçarit, gjetën e sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti,një thikë dhe 7 karikatorë.

Provat e mësipërme janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Gjithashtu po vazhdon puna për dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kësaj ngjarje dhe të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi nëse është i implikuar në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme hetimore Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

© Panorama.al

Te lidhura