FOTO/ Udhëtimi i fundit me makinën e sapo blerë, pamjet e trishta nga aksidenti ku humbën jetën dy kushërinjtë

Oct 29, 2019 | 14:45
SHPËRNDAJE

Dy të rinj, që ishin kushërinj, humbën jetën tragjikisht pak orë pas njëri tjetrit, njëri në vendngjarje e tjetri në spital, pas një aksidenti të rëndë ndodhur të martën në mbrëmje në Lushnje.

Familjet e tyre, me mbiemër Shabani hapën dyert e mortit për ngjarjen e rëndë.

Tre të rinjtë Jorges Shabani, Alban Doksani dhe Alteo Shabani po udhëtonin nga Fieri në drejtim të Lushnjës me mjetin tip Benz që e kishin blerë një ditë më parë, kur në vendin e quajtur rotondo e Kolonjës në aksin Lushnjë – Fier, mjeti me të cilën po udhëtonin është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe me pas ka fluturuar për 30 metra duke u përplasur me disa pemë.

Personi i parë që ka ndërruar jetë pas aksidentit ka qenë Orest Shabani ndërsa kushëriri i tij Alteo Shabani vdiq rrugës për në Tiranë.

Top Channel ka publikuar fotot nga ajo se çfarë ka mbetur pas aksidentit, e siç duket në rrotat e makinës kanë ngecur hekurat e bordurës dhe makina është shtypur pothuajse plotësisht.

q3-6 q1-6 q2-6 q12-1 q11-1 q10-2 q8-2 q7-2 q5-3 q4-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura