FOTO/ U dëmtua në brinjë, Strakosha përfundon në qendrën mjekësore të Lacios

Mar 12, 2018 | 18:42
SHPËRNDAJE

Thomas Strakosha, portieri i Lacios, është paraqitur pasditen e sotme në klinikën Paideia të ekipit lacial. Shqiptari pësoi një dëmtim në pjesën e brinjëve, në ndeshjen e djeshme ndaj Kaljarit që u mbyll në shifrat 2-2, në aksionin e golit të parë.

strakosha

Strakosha arriti ta mbyllte ndeshjen, edhe pas përplasjes, por për të shmangur çdo dyshim, stafi mjekësor kërkoi që ai të kryente kontrolle të tjera. Ai ka ndjerë dhimbje sot, dhe trajneri Inzagi mund ta lërë pushim stërvitjen e nesërme, që ta ketë gati për ndeshjen me Dinamon e Kievit.

strakoshaa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura