FOTO/ Si kanë qenë Gjebrea, Inva Mula dhe Zana Çela në shkollë

Sep 2, 2016 | 14:26
SHPËRNDAJE

Rikthimi përmes kujtimesh në vitet e fëmijërisë apo adoleshencës, për shumë nga ne është një ndjesi e këndshme. Janë vite moskokëçarjeje, shpengimi, naiviteti, të qeshurash pa fund dhe ëndrrash fluturake. Këtë lloj ndjesie të jep shfletimi i një albumi fotografish mes të cilave gjen plot nga ato bardhezi, por që realisht kanë pasur aq shumë ngjyra. Një nga këto është fotografia, që producentja Zana Çela ka postuar në faqen e saj në “Facebook”.

zana cela rreth

Çela u është rikthyer kujtimeve të Liceut, ndërsa shpreh mallin më shokët e dikurshëm. Është një fotografi bardhezi, ku paraqitet një klasë shkolle, në të cilën mbizotërojnë vajzat e veshura me grykëse të zeza dhe jaka të bardha. Djemtë janë të paktë. Mes këtij grupi të buzëqeshur fshihen edhe disa personazhe, sot tepër të njohur nga publiku shqiptar. Një ndër to është pa dyshim Zana Çela, por ngjitur me të edhe sopranoja e madhe, Inva Mula.

inva mula

Po në të njëjtën fotografi, shumë pranë me Zanën dhe Invën është edhe një ndër djemtë e paktë të klasës. Duket se nuk ka ndryshuar shumë që atëherë. Është kantautori Ardit Gjebrea. “Kujtim shumë i bukur matura jonë e Liceut, sa shumë miqësi ka në këtë foto, ju përqafoj të gjithëve!”, shkruan Zana Çela në diçiturën që shoqëron fotografinë. Mes fjalësh ndihet një tis trishtimi, që miqësi të tilla rrallë vijnë dhe aq më pak në ditët e sotshme.

zanaaaa

Do të mjaftonte kjo fotografi, që të “ribashkohej” edhe një herë matura e Liceut, përmes komentesh në “Facebook”. “Sa bukur o Zana! Çfarë emocioni kjo fotografi mbas 34 vjetësh”, shkruan sopranoja Inva Mula, që në jetën e saj artistike ka provuar jo pak emocione të bukura. Por me sa duket, ato të shkollës janë të një lloji krejt tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura