FOTO/ Policia vret 22-vjeçarin e dyshuar si terrorist në Barcelonë

Aug 21, 2017 | 17:58
SHPËRNDAJE

Policia spanjolle ka vrarë ditën e sotme një 22-vjeçar, i cili dyshohej se ka qenë drejtuesi i furgonit që kreu sulmin në sheshin “Las Ramblas”.

DASDBëhet fjalë për Younes Abouyaaqoub, 22 vjeç. Ai u qëllua sot gjatë një operacioni zhvilluar rreth 40 km larg qytetit.

Sipas informatave të para, thuhet se 22-vjeçari gjendej pranë një benzinate. Ai u qëllua menjëherë nga Policia pasi dyshohej se mbante një rrip eksplozivi në brez.

Nuk dihet me saktësi nëse ka qenë ai apo jo drejtuesi i furgonit që u mori jetën 14 personave. Por policia thotë se personi i ekzekutuar sot mbante rrip eksplozivi në brez.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura