FOTO/ “Polici i dyfishtë”, ja cili është Komisari që ndihmoi vrasësin e Çollakut

Jan 29, 2016 | 20:30
SHPËRNDAJE

Ervin Dalipaj akuzohet se ka ndihmuar Denis Shtrazën në ekzekutimin e Gazmend Çollakut, ngjarje e ndodhur në fillim të këtij muaji. Deri në fund të vitit 2013, Dalipaj me gradën Komisar mbante postin e Shefit të Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.

10256307_1402489096705886_8606421616726912298_n
Ervin Dalipaj

37-vjeçari u pezullua nga detyra pas një hetimi të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Policinë e Shtetit.

Më pas shkarkimi i tij nga detyra u përfshi dhe në raportin e Komisionit Parlamentar Hetimor për largimet në polici nga qeveri e majtë. Vetë Dalipaj e çoi çështjen në Gjykatën Administrative.

Dalipaj ra në “grackën” e operacionit “Fundi i marrëzisë”, ku gjatë kontrollit të pikave të basteve sportive dhe kazinove, dekonspiroi operacionin në zonat që mbulonte, duke njoftuar administratorët e këtyre pikave të basteve për heqjen e pajisjeve elektronike dhe jo vetëm.

Në dhjetor 2009, Dalipaj gjatë operacionit për kapjen e një personi të shpallur në kërkim për vjedhje u përplas fizikisht me të kërkuarin duke përfunduar me dorë të thyer.

Tashmë i shpallur në kërkim pas dhënies së masës “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ndaj tij rendojnë akuzat “rrëmbim ose mbajtje peng të personit”, e kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura