FOTO/ Plas grushti te miqësorja e Partizanit, sherri vazhdon edhe pas ndeshjes

Jan 13, 2016 | 12:28
SHPËRNDAJE

Partizani dje ka zhvilluar ndeshjen e parë nën drejtimin e trajnerit Andrea Agostineli. “Demat” kanë fituar 1-0 në miqësoren ndaj Kevitanit.12418085_464005333793868_5709950835819892532_nTakimi i djeshëm i shërbeu stafit teknik të Partizanit për të vëzhguar nga afër përforcimet më të fundit, Atanda, Elshani dhe Ramadani, si dhe lojtarët që prej ditësh janë në provë. Dje skuadra ka zhvilluar dhe dy seanca stërvitore, ku trajneri italian vijon t’i “shtrydhë” lojtarët me ngarkesë të lartë.

Nga futbollistët që kanë qenë titullarë në pjesën e parë të sezonit, në miqësoren e djeshme janë aktivizuar vetëm Ibrahimi në pjesën e parë dhe Fejzullahu në të dytën. Loja në përgjithë- si ishte e një ritmi mesatar, ajo u përqendrua në mesfushë.

Takimi u zhvillua me minutazh të reduktuar, 2 pjesë me nga 35 minuta. Lojtarët që kanë ardhur në provë nuk është se spikatën shumë, ndërsa golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi Festim Krasniqi, në minutën e 57-të. Duke ditur se në këtë formacion mbizotëronin testuesit, lojtarët u munduan që të ishin më shumë individualë, në mënyrë që të binin në sy. Nga prurjet e merkatos spikati 19- vjeçari Ylber Ramadani, i cili mendohet se ka të ardhme te Partizani.

partizani grushta

Grushte dhe kartonë të kuq

Në minutën e 11-të të pjesës së dytë, gjatë një dyluftimi, mbrojtësi i Partizanit, Qaqi, përplaset me Hasanin e Kevitanit. Ky i fundit sapo çohet nga fusha e godet mbrojtësin e të kuqve dhe, në këtë moment, vjen kundërpërgjigja duke bërë që në fushë të krijohet tension.

Gjyqtari i largon me karton të kuq të dy lojtarët dhe skuadrat e vijuan takimin me nga 10 lojtarë në fushë. Por sherri mes dy lojtarëve nuk ka përfunduar me kaq, pasi përplasja mes dy lojtarëve ka vazhduar edhe pas ndeshjes, ku ekipet po dilnin nga dhomat e zhveshjes.

Përplasja ka qenë e dhunshme, ku nuk munguan edhe shkëmbimet e grushteve, ku lojtari i Kevitanit mbeti iniciuesi. Drejtuesit e Partizanit kanë mbetur të habitur nga reagimi i lojtarit kundërshtar pas ndeshjes, pasi thjesht bëhej fjalë për nerva loje gjatë zhvillimit të miqësores.

Lajmin e plote e lexoni duke klikuar KETU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura