FOTO/ Pas njoftimit që bëri Berisha, është kjo foto e takimit të Ramës me Nar Kokën?

Oct 24, 2017 | 13:00
SHPËRNDAJE

Janë bërë pjesë e realitetit denoncimet e ish-kryeministrit Berisha nëpërmjet “qytetarit dixhital” dhe nëse keni menduar që nuk ka qenë i saktë në ndonjë prej tyre, këtu kemi provën për një prej postimeve të fundit ku e akuzuan se gënjeu.
Dy ditë më parë, Berisha, me anë të një postimi në “Facebook” ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili zbulon një takim sekret të kryeministrit Rama me Leonard Kokën (Ose Nar Koka siç njihet).
Sipas qytetarit, kryeministri ka zhvilluar një takim prej 4 orësh me Nar Kokën, njeriu që negocioi mes tij dhe Ilir Metës vite më parë, ku u konsumua darka e famshme e “Ngjalave”.
Ja postimi i ish-kryeministrit Berisha.

berisha.png
Por Nar Koka ka reaguar ndaj akuzës së Berishës me anë të kësaj fotoje, ku ai pretendon se ne fakt po darkonte në ato momente me bashkëshorten e tij. Madje për herë të parë, Nar Koka, i ka komentuar direkt Berishës në Facebook duke e përgënjeshtruar ‘Qytetarin Dixhital”.

kok.png
“Doktor hera parë që shkruaj koment në fcb jam me gruan time qytetari dixhital të ka genjyer”, i shkruan Nar Koka në komente Berishës.
Mirëpo në redaksinë e intv.al ka ardhur fotoja ku duket kryeministri Rama dhe Nar Koka duke darkuar sëbashku, pikërisht në ditën në të cilën pretendonte se ishte për darkë me bashkëshorten. Leonardi është nga ata persona që mund të manipulojë edhe GPS, por jo Doktor Berishën, apo jo?

Duket se ka ardhur një moment që doktori jo vetën nuk gënjen, por nuk guxojnë ta gënjejnë as ata që e informojnë. Prandaj, doktori nuk gabon asnjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura