FOTO-VIDEO/ Nga Karaibet me jaht në Greqi, kapen 1.2 tonë drogë. Shkatërrohet grupi kriminal prej 8 personash, koka një shqiptar

Jan 25, 2020 | 18:19
SHPËRNDAJE

1.2 tonë drogë u sekuestruan mbrëmjen e djeshme pranë Patrës në Greqi, ndërsa në pranga ranë tetë persona, shqiptarë dhe marokenë.

Sipas mediave greke, dyshohet se organizatori i grupit kriminal ishte një shqiptar, ndërsa kokaina vinte nga ishujt Shën Vincent në Karaibe dhe mbërrinte në Greqi me jaht.

82775854_187061092367642_4322789638876954624_n

Sasia e madhe e kokainës u kap pas një operacioni të gjer të policisë  greke, në bashkëpunim me DEA-n amerikane, pas dy vitesh hetime, ndërsa droga u gjet e fshehur në një kompleks dhomash plazhi të marrë me qira në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos.

Mediat greke kanë publikuar edhe foto drogës së sekuestruar, ndërsa u gjetën gjithashtu edhe armë, kryesisht pistoleta dhe kallashnikovë.

Hetimet e deritanishme tregojnë se organizata kriminale ka mbledhur të ardhura të paligjshme mbi 50,000,000 €.

 

84303703_2558824297735323_6450205541812666368_n 83479653_468191207423704_2509878286763425792_n 82941060_169974417560322_4888974381276987392_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura