Ndjekja me 200 km në orë, ky është hajduti shqiptar që u aksidentua

Apr 28, 2016 | 19:00
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka publikuar foton e shqiptarit Pashk Piroli, i cili i iku Policisë dhe u përfshi në një ndjekje të çmendur.

Pashk Piroli
Pashkë Piroli

Pireli kishte vjedhur një shtëpi dhe më pas edhe një automjet në Montesilvano të Kietit. Policia i bëri shenjë të ndalonte ditën e djeshme por ai nuk u bind dhe shkeli më shumë pedalin e gazit.

Sipas Policisë, ai arriti shpejtësinë e 200 km në orë me mjetin “Passat” të vjedhur në një rrugë dytësore përpara se të aksidentohej dhe të plagosej.

Kështu përfundoi aventura e 30-vjeçarit shqiptar që kishte vjedhur një televizor, automjetin, 600 euro dhe disa bizhuteri floriri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura