Shkrihen ‘akujt’ mes Ahmetit dhe Thaçit. Liderët miratojnë deklaratë të përbashkët. Zaev: Qeveri kalimtare (FOTO/VIDEO)

May 14, 2015 | 16:51
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka propozuar formimin e grupeve te punes, për tejkalimin e krizës politike në vend, përmes të cilave në etapa do të zgjidheshin të gjitha problemet. Kjo është pranuar nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Por lideri i LSDM-së, Zoran Zaev insiston në qeveri kalimtare e cila do te organizonte zgjedhjet e ardhshme.

Burime nga LSDM-ja thonë se për ta është e papranueshme formimi i grupeve te puens dhe se nuk shohin problem që të formohet qeveri kalimtare, përderisa Nikolla Gruevski është i bindur se do ta ketë mbështetjen e popullit. Ambasadorët Aivo Orav dhe Xhes Bejli në takim vetëm i kanë dëgjuar qëndrimet e liderëve partiak dhe pozicionet e tyre. 

Me heret, liderët e katër partive kryesore në Maqedoni, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH miratuan një Deklaratë të Përbashkët, ku thuhet: 

“Në një javë të vështirë për shtetin u takuam për ti dhënë përkrahje të përbashkët vlerave të demokratike, përfshirë të drejtën e protestës dhe dënimin e dhunës, pavarësisht a është për qëllime kriminale apo politike. Ne gjithashtu u pajtuam të vazhdojmë me dialogun për hir të avancimit të agjendës euroatlantike për të mirën e të gjithë qytetarëve”.

Udheheqesit politike n e Maqedoni

 Ngjarjet e Kumanovës dhe protestat gjithëpopullore në Maqedoni të cilat po mbahen çdo ditë në shenjë të paklënaqësisë së kryeministrit Gruevski kanë alarmuar faktorin ndërkombëtar për një zgjidhje urgjente të krizës në vend.

Ditë më parë për të ulur tensionet, kryeministri Gruevski pranoi dy dorëhejqet e para të ish ministres Jankullovska dhe atij Janakievski. 

Shkrihen ‘akujt’ mes Ahmetit dhe Thaçit, dy shqiptarët bëhen bashkë

Për shumëkënd ndoshta duket e pabesueshme, duke marrë parasysh armiqësinë e tyre, por kjo ka ndodhur në të vërtetë; Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kanë pirë kafe bashkë pak çaste më parë.

Dy shqiptarë bëhen bashkë – Ali Ahmeti e Menduh Thaçi

Takimi i tyre ka ndodhur pas një takimi në Presidencën maqedonase, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Dy shqiptarë bëhen bashkë – Ali Ahmeti e Menduh Thaçi

Express sjell këto foto të dy liderëve shqiptarë në Maqedoni, të cilët me këtë fotografi duket se dëshirojnë të përçojnë mesazhin e unitetit në këtë kohë të rëndë për shqiptarët e atjeshëm. Fotoja është publikuar nga gazetarja dhe aktivistja Anita Latifi. 

Dy shqiptarë bëhen bashkë – Ali Ahmeti e Menduh Thaçi

 Në këtë takim ishin edhe Nikola Gruevski nga VMRO-DPMNE, Ali Ahmeti nga BDI, Zoran Zaev nga LSDM dhe Menduh Thaçi nga PDSH. 

Zaev  mbrëmë vonë ka pranuar që të merrë pjesë në këtë takim, vetëm pasi që është siguruar se do të jenë aty edhe ambasadori amerikan Jess Baily dhe ambasadori i BE-së, Aivo Orav.  Zaev kishte deklaruar se nuk merrë pjesë në takime të tilla pa përfaqësuesit ndërkombëtarë, për shkak të mundësisë së manipulimit dhe keqpërdorimit të tyre nga Nikola Gruevski. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura