FOTO/ Ky është “truri i bandës Bajri”, Policia ende në kërkim të tij

Sep 24, 2018 | 22:55
SHPËRNDAJE

Enver Bajri, personi në këtë foto, konsiderohet s “truri i bandës Bajri”, që e kishte shtrirë aktivitetin e saj kriminal në disa shtete.

Por ndërsa disa nga anëtarët e kësaj bande janë arrestuar, përfshirë këtu vëllanë e tij Behar Bajri, si dhe djemtë e xhaxhait Sefet dhe Ilir Bajri, 45-vjeçari ka mundur që t’i shpëtojë policisë dhe ndodhet ende në arrati.

Nga informacionet thuhet se dyshimet më të mëdha janë se ai fshihet në Belgjikë.

4145455

Rreth dy muaj më parë Gazeta e Antverpës ka bërë një profil të hollësishëm për “grupin Bajri”, duke u fokusuar në veprimtarinë e tyre në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Gazetari Pieter Huyberechts, pasi i etiketon ata ‘Daltonët e Dobraçit, përshkruan se si për 20 vite, 4 vëllezërit nga lagjja Dobraç e Shkodrës dhe një kushëri i tyre krijuan një rrjet të gjerë në Bruksel, i cili merrej me gjobëvënie, shantazh, prostitucion, drogë, etj.

5ba65b94cd70d3638d764f8e

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura