FOTO / Kjo po që është e çuditshme! Te Barcelona motivojnë lojtarët në dhomat e zhveshjeve me… Kristiano Ronaldon

Jul 18, 2021 | 22:12
SHPËRNDAJE

A e imagjinoni dot që në dhomat e zhveshjeve të Barcelonës të ekzistojë prej shumë muajsh i varur në mur një lajm për Kristiano Ronaldon? Duket e çuditshme dhe shumë e pamundur por në fakt është  e vërtetë dhe është një pamje që Mesi & Co. e shohin çdo ditë si paralajmërim që klubi katalanas ka zgjedhur si shembull që të ndërgjegjësojë futbollistët për rrezikun që sjell COVID-19.

ddddddddd

Një “armik” për shumë vite i katalanasve me fanellën e Real Madrid, emri i Ronaldos normalisht nuk duhej të qarkullonte në ambientet e klubit, e aq më pak të gjendej i varur në dhomat e zhveshjeve të qendrës sportive Joan Gamper. Por klubi ka përfituar nga imazhi e fama e portugezit që t’i bëjë lojtarët të kuptojnë se askush nuk është plotësisht imun ndaj COVID-19 dhe rreziku real ekziston në çdo moment edhe për yjet e katalanasve nëse nuk zbatojnë rregullat sanitare.

sdsdddd

Lajmi i gazetës “AS” ku shkruhet “Ronaldo vazhdon të jetë pozitiv ndaj COVID-19 dhe do të mungojë ndaj Barçës” gjendet i vendosur në murin e dhomave të zhveshjes që nga tetori i vitit të kaluar, si kujtesë se rrezikohej shëndeti i lojtarëve, por edhe skuadra. Mungesa e Ronaldos në ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Barcelonës në Torino ia bëri më të thjeshtë asokohe katalanasve punën dhe ata fituan 2-0 me gola të Mesit dhe Dembele. Lojtarët duhet ta kenë marrë mesazhin qartësisht pas ndeshjes së dytë, ku dy golat e portugezit ishin pjesë e fitores 3-0 të Juventusit në “Kamp Nou” pak javë më vonë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura