FOTO/ Këngëtarja Rita Ora tregon linjat trupore seksi e veshur me bikini

Oct 19, 2021 | 12:09
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Rita Ora ka udhëtuar së fundmi drejt Kalifornisë, nga ku nuk kanë munguar fotografitë hot. Ditën e djeshme, artistja ndau me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe të reja, në të cilat shfaqej e veshur me bikini ngjyrë blu.

rita ora (4)

30-vjeçarja mbante veshur edhe një fund të bardhë në pjesën e poshtme, i cili kishte një të çarë anash që i tregonte këmbët e tonifikuara. Muskujt e barkut ishin një tjetër detaj që nuk u shpëtoi fansave. Rita kujdeset shumë për trupin e saj, pasi është fotografuar shpesh nga paparacët duke dalë nga palestra e veshur sport.

rita ora (3)

Aktorja mbante në kokë një kapele të zezë bejsbolli dhe një palë syze dielli, ashtu si edhe një palë shapka të bardha me gisht. Në një tjetër fotografi, Ora u shfaq e ulur pranë një zjarri, teksa pas saj shfaqej një tullumbac i kuq.

Javën e kaluar, Rita ngriti dyshimet se po punon për “Disney” për të sjellë një projekt të ri. Kjo sepse artistja publikoi një foto në Instagram, pas së cilës dukej “Disney”.

rita ora (6) rita ora (5) rita ora (8) rita ora (5) rita ora (3) rita ora (7) rita ora (1) rita ora (9) rita ora (10)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura