FOTO/ Ish e dashura e Don Xhonit habit me veprimin e radhës për Noizyn

May 26, 2022 | 22:04
SHPËRNDAJE

Megjithëse ka kaluar një muaj që kur u nda me reperin shqiptar Don Xhoni, modelja ruse Ariana Lirey vijon të jetë në vëmendjen e mediave rozë me postimet e saj.

Kështu pas ndarjes nga reperi, ajo filloi të ndjekë në Instagram një nga rivalët e tij më të mëdhenj në muzikë, Rigels Rajkun e njohur nga të gjithë si Noizy. Sikurse mund ta shihni ajo i bëri atij follow teksa Noizy nuk e ndjek atë. Por më pas modelja vendosi ta fshijë përsëri Noizyn nga lista e njerëzve që ndjek.

Pavarësisht kësaj, Ariana ka postuar në Instastory një pjesë nga videoklipi i ri i Noizyt në bashkëpunim me Ardian Bujupin. Modelja nuk ka vendosur të bëjë asnjë mbishkrim krahas videos, ndërsa vijon të mos e ndjekë reperin në rrjetet sociale.

Noizy dhe Don Xhoni janë përfolur shpesh për diss-et mes tyre nëpër këngët që publikojnë. Reperi nga Drenica e ka ‘sulmuar’ Noizyn dhe reperë të tjerë se nuk e kanë mbështetur dhe se nuk bëjnë muzikë të mirë. Noizy nga ana tjetër thotë se nuk mund të jetë në nivelin e tij dhe se mbetet ‘mbreti i hip-hopit shqiptar’. Teksa të shumta janë rastet kur dy djemtë janë thumbuar edhe në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura