FOTO/ Ironia e fatit, në krye të hetimeve për tërmetin, por edhe kryeprokurorja e Durrësit e prekur nga dëmet. Merr familjen dhe…

Dec 6, 2019 | 14:02
SHPËRNDAJE

pallati-prokuroroe durres anita jella

Një nga godinat e shumta që në qytetin e Durrësit është dëmtuar nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit është ai që shihni në foton më lart, publikuar nga TCH.

Panorama ka mësuar se në këtë pallat, që tashmë ka dalë i pabanueshëm, banonte edhe kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella.

anita-jella

Por kjo e fundit e cila për ironi të fatit drejton edhe hetimet për tërmetin në Durrës, ka marrë familjen dhe është shpërngulur.

Burimet thanë për Panorama se kryeprokurorja Jella është larguar bashkë me familjen për të jeetuar diku tjetër pasi nga inspektimi i pallatit, ka rezultuar se dëmtimet që ai ka marrë nga tërmeti e bëjnë të rrezikshme jetesën aty.

0c07094d-9df8-4b4e-8719-8d50027079ac

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura