FOTO/ Grabitja e argjendarisë në Kamëz! Ky është mjeti tip “BMW X6” me targa të falsifikuara me të cilin u “zhdukën” autorët

Nov 28, 2023 | 20:33
SHPËRNDAJE

  Tre persona të maskuar dhe të armatosur me një automatik grabitën pasditen e sotme një argjendari në Kamëz, duke marrë disa bizhuteri floriri.

vjedhja

Menjëherë pas grabitjes, autorët kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një automjet luksoz tip “BMW X6”, i cili nuk ka pasur targat e saj, për shkak se targat i përkasin një automjeti tip “Hyundai”.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e largimit të tyre, ndërsa dyshohet se vinin nga Fushë Kruja.

Pas ngjarjes shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ngriti pika kontrolli në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Kukës.

Po ashtu në lidhje me këtë rast, policia njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor  me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMË”.
Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.

Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

WhatsApp Image 2023-11-28 at 8.33.58 PM (1) WhatsApp Image 2023-11-28 at 8.33.58 PM

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura