FOTO/ Edhe Mesila Doda shumë pranë Erion Veliajt

Apr 22, 2016 | 14:31
SHPËRNDAJE

Premiera e dramës “Made in Albania”, me regji të Altin Bashës dhe autor Stefan Çapalikun, mblodhi në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” shumë personazhe të njohur të politikës dhe artit.

Mes tyre ra në sy ulja pranë njëri-tjetrit e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-deputetes së Partisë Demokratike, Mesila Doda (aktualisht deputete e PDIU-së). Duket se Veliaj i ka marrë me radhë zonjat e PD-së, pasi disa ditë më parë u fotografua pranë deputetes Majlinda Bregu.

IMG_0922

Në shfaqjen “Made in Albania”, pranë Veliajt ishte ulur edhe aktori Gaz Paja, i cili nuk mund të mos ishte prezent në shfaqjen ku luan babai i tij,Luftar Paja, Zyliha Miloti dhe një kast prej 11 aktorësh të tjerë të rinj.

Nuk dihet çfarë fshihet pas shoqërisë së Veliajt dhe Dodës, si dy kundërshtarë në politikë, ndërkohë që nuk çuditemi tek shohim Gazin pranë Veliajt, pasi ai ka dalë hapur tashmë si aktivist i Partisë Socialiste. Gaz Paja është një nga anëtarët e jurisë në konkursin për zgjedhjet e krerëve të Forumit Rinor Socialist në rrethe, sipas një projekti të quajtur “FRESSH Voice”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura