FOTO/ Detaje nga konflikti, si nisi sherri që përfundoi me dhunimin e kryebashkiakut të Selenicës

Oct 21, 2021 | 10:58
SHPËRNDAJE

Sherri për linjën e furgonëve që përshkojnë aksin Sevaster- Vlorë është bërë shkak që konflikti mes Pellat Bonajt dhe kryebashkiakut të Selenicës të përfundonte në përleshje fizike.

pjimage - 2021-10-21T105717.884

Korespondenti i Panorama bën me dije se Bonaj ka dhunuar kryetarin e Bashkisë Pëllumb Binaj mbrëmjen e djeshme pas një debati që ata kanë pasur për mënyrën si do të funksiononte linja e transportit të udhëtarëve me furgona nga fshati Sevaster në qytetin e Vlorës. Kjo pasi Bashkia Selenicë ia ka dhënë kete linjë në administrim nje subjekti tjeter.

Pellat Bonaj është arrestuar nga policia.

Policia njoftoi në një informacion paraprak se: “Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura