“Nuk u përjashtua gjithë neni, por u la hapësirë për…”- Alibeaj: Nga amnistia nuk përfituan funksionarët e lartë, por përfituan drejtorët, gjyqtarët

May 2, 2024 | 16:06
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zyrtare, Enkelejd Alibeaj në lidhje skype me News24, komentoi amnistinë penale.

alibeaj

Alibeaj tha se nga amnistia nuk përfituan funksionarët e lartë, por drejtorët dhe gjyqtarë të dënuar për korrupsion dhe pse Qeveria dhe Rithemelimi tha se nuk do të përfitonin.

Ai shton se neni nuk u përjashtua totalisht, duke lënë hapësirë pikërisht për të përfituar të korruptuarit që janë nga 80 deri në 100, numër ky që mund të rritet.

Enkelejd Alibeaj: Qeveria dhe Rithemelimi thanë se nga amnistia nuk do të përfitojnë ata që janë dënuar nga SPAK. Me amnistinë e fundit përfitonin ata që ishin dënuar nga GJKKO. 80 deri në 100 persona që janë dënuar për korrupsion dhe kanë përfituar nga amnistia. Ky numër mund të rritet edhe më tej, sepse ka persona të tjerë që janë në procese gjyqësore dhe duan të përfitojnë nga amnistia.

Nuk përfituan funksionarët e lartë, por përfituan drejtorët, gjyqtarët. Në amnisti nuk u përfshi vepra penale e parashikuar nga neni 75/b dhe 75/c, por u përfshi neni 75/a, pra nuk u përjashtua gjithë neni, por u la hapësirë që të përfitojnë të korruptuarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura