FOTO/ Charlie Hebdo “zhvesh” Presidentin turk, Erdogan i ngre fustanin një gruaje myslimane

Oct 27, 2020 | 22:14
SHPËRNDAJE

Do të ishte e vështirë për Presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan të “shpëtonte” nga Charlie Hebdo, me deklaratat e fundit që ai ka bërë kundër homologut të tij francez, Emanuel Macron, duke përdorur si pretekst, kësaj radhe, çështjet fetare.

erdogan

Kështu, në numrin e saj të ri, revista satirike paraqet presidentin turk, në një karikaturë që duhet thënë se është vërtet e pahijshme, por kjo e ka vendosur atë në mendjet e lexuesve në të gjithë botën.

Në të, presidenti turk duket se ngre rrobat e një gruaje myslimane dhe kur sheh vithet e saj të zhveshura, ai thërret “Oooh, Profeti!”.

Në mbishkrimin e faqes së parë, Charlie Hebdo shkruan: “Erdogan: Në jetën e tij private ai është shumë qesharak”.

hebdo erdogan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura