FOTO/ Aksident në Fushë Krujë, përplasen dy makina, një prej katër të plagosurve i shtrirë në rrugë

Aug 25, 2018 | 19:45
SHPËRNDAJE

Katër persona janë plagosur nga një aksident që ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Në aksident mësohet se janë përfshirë dy makina njëra me targa shqiptare dhe tjetra fuoristradë me targa italiane.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka marrë në pyetje drejtuesit e mjeteve për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Foto e aksidentit e marrë nga Shqiptarja.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura