Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Ja tetë shkeljet e Bashkisë Tiranë për Teatrin Kombëtar

May 23, 2020 | 18:18
SHPËRNDAJE

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar tetë shkeljet që, sipas tyre, Bashkia Tiranë ka bërë me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Me një shënim në facebook, Forimi shkruan se tetë shkeljet janë mbledhur pas një bashkëpunimi të ekspertëve të disa fushave.

teatri

Në shënim, mes të tjerash theksohet se me shkeljeve është fakti se nuk është kompetencë e Bashkisë autorizimi për leje ndërtimi për prishje, e po ashtu edhe se Bashkia e Tiranes e ka Teatrin Kombëtar ne mbrojtje si Monument Kulture i kategorise II

Postimi i plotë:

8 SHKELJET E BASHKISE TIRANE PER TEATRIN KOMBETAR

Fale bashkepunimit te eksperteve te disa fushave kemi mbledhur tete shkeljet kryesore ne proceduren e ndjekur nga Bashkia Tirane per shembjen e nderteses monument te Teatrit Kombetar.

1 – Nuk eshte kompetence e Keshillit Bashkiak autorizimi per leje ndertimi per prishje. (Rregullore e Keshillit Bashkiak, Ligji 107/2014, Ligji 139/2015, VKM 408);

2- Nuk eshte kompetence e Bashkise Tirane leja e ndertimit per prishje per Teater Kombetar. (VKM 408) (shiko foton shoqeruese);

3- Bashkia e Tiranes e ka Teatrin Kombetar ne mbrojtje si Monument Kulture i kategorise II, ne Planin e Pergjitshem Vendor aktualisht ne fuqi (shiko harten ne foto);

4 – Ka mosperputhje datash mes plotesimit te dokumentacionit per leje dhe fazave te aplikimit;

5 – Vendimi eshte marre mbi nje raport te Institutit te Ndertimit ne shkelje teknike dhe ligjore

6 – Vendimi nuk eshte bazuar mbi nje projekt te mirefillte te teatrit te ri, por vetem te nje renderi apo pamjeje 3D qe nderton cdo student arkitekture si projekt shkolle;

7 – Nuk jane lajmeruar administrativisht Inspektoriati Ndertimor dhe Policia Bashkiake per fillimin e punimeve (sipas procedures per leje ndertimi per prishje, VKM 408);

8 – Nuk eshte marre akti i konstatimit per ngritjen e kantierit nga Drejtoria e Kontrollit te Zhvillimit te Territorit, sipas rregulloreve te Bashkise Tirane dhe VKM 408.

1 2

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura