FORMULARI I DRITAVE/ Pensionistët që humbin kompensimin

Feb 26, 2015 | 12:54
SHPËRNDAJE

Kompensimin e dritave e përfitojnë automatikisht të gjithë ata pensionistë, të cilët kanë marrë para janarit shtesën e vjetër për t’u mbrojtur nga rritja e çmimit.


Janë rreth 81 mijë pensionistë, të cilët përfitojnë kompensim për energjinë sipas vendimeve të para vitit 2014. Në udhëzimin e ri, të firmosur nga tre ministra, përcaktohet që ISSH do të vazhdojë automatikisht pagesën e kompensimit të ri, prej 648 lekësh në muaj për këtë kategori.

Këta pensionistë do të duhet që brenda 27 prillit të plotësojnë formularin e ri, në mënyrë që të vazhdojnë të marrin kompensimin prej 648 lekësh/muaj. Por udhë- zimi përcakton disa kategori, të cilat e humbin këtë të drejtë. Pra, nuk përfitojnë nga shtesa prej 648 lekësh në muaj. Dhe kushtet për ta humbur kompensimin janë disa.

KUR HUMBET KOMPENSIMI
Sipas vendimit të qeverisë të 14 janarit 2015, kompensimin e dritave e përfitojnë “kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunë- suar”.

Pra, shtresa e parë që përjashtohet, janë të gjithë pensionistët e fshatit. Kjo sepse me ligjin 7501 ata janë të pajisur me tokë bujqësore. Kjo e fundit konsiderohet si e ardhur dhe, të gjithë ata që përfitojnë të ardhura të tjera, veç pensionit, nuk do të marrin kompensimin e energjisë elektrike.

Pjesa tjetër që humbet shansin për shtesën 648 lekë, janë ata që nuk plotësojnë kushtet e udhëzimit të tre ministrave.

Në këtë udhëzim përcaktohet se “Së bashku me deklaratën sipas aneksit 2 bashkëlidhur (formulari që po boton gazeta), kryefamiljari pensionist/invalid duhet të paraqesë pranë agjencive lokale të sigurimeve shoqërore të vendbanimit: Fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit; Certifikatën familjare për invalidët; Për anëtarët madhorë të familjes vërtetimin nga Zyra e Punës që janë punëkërkues të papunë; Fotokopjen e librezës së energjisë elektrike, që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara.”

Pra, duhet që fëmijët që janë pjesë e certifikatës familjare, të jenë të regjistruar në zyrat e punë- simit si të papunë. Kush nuk e plotëson këtë kusht, nuk e merr kompensimin. Nga ana tjetër, kush e ka marrë kompensimin, dhe deri më 27 prill nuk e plotëson formularin bashkë me kushtet e më- sipërme, do të detyrohet të kthejë paratë e marra.

Kuptohet që nga kompensimi përjashtohen automatikisht ata që kanë fëmijët në emigracion, pasi nuk figurojnë në listën e të papunëve dhe nuk plotë- sojnë kushtet për kompensim. Një tjetër kategori që përjashtohet nga kompensimi, janë ata që jetojnë me qira, apo në apartamente e shtëpi jo në emrin e tyre.

Kjo pasi, për të përfituar 648 lekë/muaj, duhet që kontrata e energjisë të jetë në emrin e kryefamiljarit pensionist. E njëjta gjë vlen edhe për rastet kur kontrata është në emrin e fëmijëve, edhe pse këta të fundit janë të papunë, sërish pensionisti nuk e përfiton kompensimin.

AFATET E KOMPENSIMIT
Në udhëzim janë të paracaktuara qartë edhe afatet e kompensimit. Në dokument theksohet se “fillimisht nga ISSH si dokumente që përcaktojnë të drejtën e përfitimit, janë të vlefshme ato dokumente të cilat shërbejnë për dhënien e kompensimit sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.565, datë 09.08.2006 ‘Për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike’”.

Pra, të gjithë ata që kanë përfituar kompensim para 2014, do të vazhdojnë ta marrin. Nga ana tjetër, kjo kategori duhet që të rideklarojë, pra të plotësojë formularin e ri brenda tre muajsh ose deri në fund të prillit. Ndërsa për ata që dalin në pension gjatë këtij viti, përcaktohet se “përfituesit e rinj kualifikohen për përfitim vetëm pas deklarimit dhe dorëzimit të dokumenteve. Në këto raste, e drejta e përfitimit të kompensimit fillon nga data 01.02.2015, por me kushtin që deklarimi të jetë bërë brenda datës 27.04.2015. Në raste të tjera e drejta e kompensimit do të fillojë nga muaji që bëhet deklarimi dhe dorëzohen dokumentet.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura