Formacioni i mundshëm/ Tirana hedh pas humbjen në derbi, Dede provon dy variante ndaj Laçit

Jan 25, 2021 | 10:44
SHPËRNDAJE

Trajneri i Tiranës, Nevil Dede ka provuar dje në stërvitje një sërë variantesh për të përballuar Laçin, ku një prej tyre ishte edhe testi me “tre bigët” në sulm: Vairinen-Seferi në majë me Muçin pas tyre. Në këtë rast, trajneri vendosi Torasën dhe Tolin në mesfushë, me Ismajlgecin dhe Halilin nga krahët, teksa në sistemin 3-4-1-2, Toshevski-Najdovski-Hoxhallari shihen si të pandryshuar.
tiranaaa

Ndërkohë, një tjetër plan që është provuar edhe më gjatë në seancën e djeshme, është ai i versionit standard 3-5-2, ku problemi kryesor është mbulimi i hapësirës që lë Batha, i ndëshkuar me të kuq në derbi. Me prapavijën e pandryshuar dhe Halilin e Ismajlgecin nga krahët, u pa Vrapi në qendër të mesfushës me Torasën të rikthyer në mesfushë dhe Tolin.

formacioni i mundshem

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura