Formacionet zyrtare/ Napoli për të shpëtuar sezonin, Lacio nuk ul ritmin, Hysaj dhe Strakosha sot kundërshtarë

Jan 21, 2020 | 20:36
SHPËRNDAJE

Napoli ka mundësinë të shpëtojë sezonin katastrofal në kampionatin italian teksa përballet në orën 20:45 me Lacion në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.

lacio
Të kaltrit vijnë pas humbjes 0-2 me Fiorentinën dhe një pjesë e mirë e tifozëve janë indinjuar me sjelljen e lojtarëve brenda dhe jashtë fushe. Lacio niset si favorite për ta fituar këtë takim për shkak të formës së jashtëzakonshme që po kalon në kampionat si dhe për arsyen që është kampione në fuqi e Kupës së Italisë.

Kjo sfidë është dhe një përballje kokë më kokë mes dy lojtarëve të kombëtares sonë Elseid Hysajt dhe Thomas Strakosëshës, të cilët do të aktivizohen që nga minuta e parë në fushë.

Faza çerekfinale zhvillohet me vetëm 1 ndeshje dhe sonte Lacio dhe Napoli do të bëjnë të pamundurën për të prerë biletën në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

NAPOLI-LACIO
Ora 20:45

Formacionet zyrtare:

piktura

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura

emily