Akuzohet se lëshonte fatura të mallrave me vlera fiktive, arrestohet 40-vjeçari ! Si përdorte biznesin për të bërë mashtrime me TVSH-së

May 8, 2024 | 14:21
SHPËRNDAJE

Policia ka ndaluar një 40-vjeçar, i cili akuzohet se lëshonte fatura të mallrave me vlera fiktive.

arrestim

Ndaj tij Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonte fatura të mallrave, me vlera fiktive, duke mashtruar lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan: Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaloi shtetasin T. D., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Ky shtetas akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonte fatura të mallrave, me vlera fiktive, duke mashtruar lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik. Ky rast është goditur nga Policia e Elbasanit, në muajin nëntor të vitit 2023.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura