Flutura Açka rrëfen raportin me të birin: Më “pagëzoi” me emrin Flutneshë, deri ditën e fundit të jetës djali im ishte…

Nov 20, 2022 | 20:32
SHPËRNDAJE

Deputetja demokrate dhe shkrimtarja e njohur, Flutura Açka, ka rrëfyer detaje nga vitet e mëparshme të jetës së saj, përpara se të humbiste të birin.

flutura-acka-1-770x433-1

Teksa ishte e ftuar në “Dola te Ola” në News 24, Açka rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive.

Teksa u shfaq një fotografi ku ajo mbante në krahë djalin e saj të ndjerë, shkrimtarja tha se të qenurit nënë ishte prova më e bukur. Deputetja tregoi se ndryshe nga shumë mike të sajat të cilat kanë qenë të përkushtuara në karrierë, ajo gjithmonë e ka dëshiruar dhe kërkuar mëmësinë.

Mes emocioneve ajo rrëfeu marrëdhënien e ngushtë dhe shumë të veçantë që ka patur me të birin, i cili siç tha ajo e kishte pagëzuar me emrin Flutneshë (një miksim i emrave Flutura dhe burrneshë).

“Jeta ime ka qenë vetëm ato 18 vite”, tha Açka, duke u përpjekur gjatë gjithë kohës të mbajë lotët që gjithësesi nuk mund t’i fshihte.

Gjithashtu në emision u shfaq edhe një fotografi për të cilën Flutura tha se është realizuar në 10 ditët e fundit të jetës së djalit të saj. Mes lotësh shkrimtarja zbuloi se i biri nuk dëshironte që të bënte fotografi kur ishte sëmurë, pasi nuk donte që prindërit e tij ta mbanin mend ashtu.

Shkrimtarja e njohur tregoi se deri ditën e fundit të jetës, djali i saj ishte i buzëqeshur, sikurse shihej në fotografitë që u shfaqën në studio.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura