Flet pas votimit kreu i ri i KMSH, Spahiu: Më keni vënë para një përgjegjësie të madhe

Mar 2, 2019 | 14:01
SHPËRNDAJE

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka tashme drejtuesin e ri ne krye te tij. bujar spahiu

Me shumice votash ne krye eshte zgjedhur Bujar Spahiu, qe mbante edhe postin e nënkryetarit te KMSH.

Në votim morën pjesë 87 anëtarë, ndërkohë që Spahiu arriti në marrë 59 vota. I dyti me 26 vota u rendit Ylli Gurra, kurse Myftiu i Lushnjes, mori vetëm 2 vota.

“Ju sot më keni nderuar dhe njëkohësisht më keni vënë përpara një përgjegjësie të madhe. I lutem Allahut të më nderojë dhe të më bëjë të mundur të jem i drejtë në këtë detyrë kaq të vështirë dhe me përgjegjësi të madhe,”-tha Bujar Spahiu pas shpalljes së rezultateve të votimit, duke theksuar se do te ruhet tradita e paraardhesve dhe KMSH do te jete pararoje e luftes kunder cdo ekstremizmi.

“Feja jone eshte feja e paqes dhe e shpreses dhe vendi yne ka me shume nevoje per paqe dhe shprese. Do te punojme per t’u dhene shprese njerezve”- tha ai.

***

Pas terheqjes nga gara te kreut aktual te komunitetit, sot njoftoi terheqjen nga gara edhe Myftiu i Kukesit. Myftiu i Kukësit Islam Hoxha është tërhequr nga gara.

Komuniteti

Kujtojme se vetem nje dite me pare, u terhoq nga gara per nje mandat te dyte, kreu aktual i Komunitetit, Skënder Bruçaj.

komuniteti mysliman

Pas lajmit per kete terheqje pati akuza te forta nga ana e demokratit Genc Pollo per nje preson kuisling te qeverise, nderkohe qe me pare edhe Ervin Salianji kishte bere akuza per presion ne kete gare.

komuniteti mysliman1

Në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar ishin:

Ylli Gurra -myftiu i Tiranës
Bujar Spahiu-nënkryetar i KMSH
Gramoz Blliku-myftiu i Lushnjës

Zgjedhja do te behet me vote te fshehte nga ana e 35 myftinjve, 12 anëtarët e kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile.

Reagimi i Pollos 

Presion kuisling i qeverisë mbi Komunitetin Mysliman. Duan të eliminojnë ata që nuk kontrollojnë. Për t’a servirur kokën e KMSh në sini të argjendtë. Uroj që asambleja e myftinjve shqiptarë të ruajë dinjitetin, orientimin e të refuzojë cdo kalë troje.

Reagimi i Salianjit

Dje Ervin Salianji, akuzoi Ramën se kërkon të fusë nën ndikimin e saj KMSH.

Ditën e nesërme Komuniteti Mysliman i Shqipërisë zhvillon zgjedhjet, por qeveria duket qartazi që po ndërhyn, po njësoj dhe me të njëjtat mënyra sikur të jenë zgjedhje parlamentare! Populli thotë vesi del me shpirti”, u shpreh Salianji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura