Flet motra e Jonidës: S’më pëlqen Fationi, s’i merr gjërat seriozisht

Mar 23, 2015 | 11:46
SHPËRNDAJE


Për Jonidën 20-vjeçare dhe situatën e saj me 26- vjeçarin nga Skrapari, Fationin, flet për “Panorama Plus” motra e saj, Lejla. Ajo tregon se edhe pse Jonida është shumë e re, ajo e ka shijuar jetën në Angli dhe merr pjesë në “BB” për të kaluar disa ditë pushime. Lelja nuk është dakord me motrën, e cila është fiksuar pas Fationit, pasi nuk i duket tipi i mashkullit serioz në lidhje me femrat.
Motra jote Jonida luan në “Big Brother 8”. Pse i hyri kësaj aventure?
Arsyeja pse Jonida mori pjesë në “Big Brother” është për të fituar çmimin e madh dhe për të kaluar disa ditë pushime në atë shtëpi. Me sa di unë, në “BB 8” ka hyrë për të fituar.
Është vetëm 20 vjeç, po sa e ka jetuar jetën deri tani?
Jetën e ka jetuar plotësisht deri tani. E nëse fituesja do të jetë Jonida, me çmimin e madh e vendos ajo pasi të dalë nga “Big Brother” se çfarë do të bëjë.
E kemi parë dhe të përlotet. Është ajo tipi i vajzës delikate?
Jonida s’e ka treguar veten ende aty brenda, sepse është shumë shpejt për mendimin tim. Besoj sa të kalojë dhe kjo javë dhe do e njihni më mirë Jonidën, se cila është në të vërtetë.
Ka pasur ndonjë histori dashurie që ka lënë lashtë?
Si çdo vajzë në moshën e saj e ka pasur një djalë që e pëlqente.
Po afeksionin e saj për Fationin si e sheh?
E dëgjova që i tha Zaidës se i pëlqen Fationi. Por mua personalisht, duke e parë nga jashtë, them se s’më pëlqen Fationi, pasi duket djalë shakaxhi dhe që s’do t’i marrë gjërat seriozisht.
Çfarë do e rrezikonte lojën e saj në “Big Brother”?
Nuk e di, por Jonida kur e mbajti veten pas ofendimit të Kikës, nuk mund të ketë pikë tjetër që do të rrezikonte lojën e saj.
Po për vetëbesimin e saj si femër ç’mund të thuash? Ndihet mirë ajo me trupin e saj?
Për mendimin tim, Jonida e ka trupin shumë të mirë dhe s’më duket fare e shëndoshë. Edhe asaj i pëlqen trupi i vet, është diçka që s’mund t’ia përflasësh njeriu, pasi e ka krijuar Zoti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura