Flejnë të miqtë, por shkojnë me makinë! Ja çfarë bëjnë shqiptarët kur udhëtojnë

Nov 1, 2019 | 13:19
SHPËRNDAJE

udhetim-765x383

Gjatë vitit 2018, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë) të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 4 milion e 542 mijë e 794.

Shifra është publikuar nga INSTAT, që ka realizuar Anketën e Turizmit në Familje.

Referuar të dhënave të INSTAT, lloji më i shpeshtë i akomodimit në të dy vitet është “të qëndruarit tek të afërmit apo miqtë”, ndjekur nga kategoria “hotel” dhe “shtëpi ose apartamente të dyta për pushime” apo “ambjente akomodimi me qira”.

Në vitin 2018 vërehet rritje për kategorinë “hotel” prej 7,0 pikë përqindje, dhe 1,1 pikë përqindje për kategorinë “shtëpi ose apartamente të dyta për pushime”. Ndërkohë ulja më e madhe është regjistruar për kategorinë “ambjente akomodimi me qira” me 5,1 pikë përqindje.

Në analizë janë marrë edhe udhëtimet sipas llojit të transportit ku ka rezultuar se rreth 4.1 milionë udhëtime janë kryer nëpërmjet transportit rrugor të cilët përbëjnë 91 % të të gjithë udhëtimeve të kryera në vitin 2018.

Rritja më e lartë është regjistruar në transportin rrugor nëpërmjet makinave private me 4,4 pikë përqindje dhe ulje është regjistruar në transportin rrugor nëpërmjet autobuza/mikrobuza me 3,2 pikë përqindje.

Burimi: SCAN

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura