Flakët përfshijnë kinemanë në Gjirokastër, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Dec 27, 2019 | 21:05
SHPËRNDAJE

Kinemaja e re në qytetin e Gjirokastër është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Godina ndodhet në zonën muzeale, ndërsa mësohet se zjarri ka rënë në pjesën e pasme të ndërtesës, në një dhomë të vjetër, që përdorej si magazinë.

zjarrfikese
foto ilustrim

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve, duke evituar përhapjen e tyre brenda kinemasë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura