Fjalimi i presidentit të Ukrainës në Kuvend, Vasili: Ekranet e Ramës si “lloto lagjeje”, ky merakliu i madh e paraqiti Zelenskyn…

May 3, 2022 | 14:05
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me mënyrën  transmetimit të fjalimit të Zelenskyt në parlamentin e Shqipërisë.

Përmes një postimi në facebook, numri 2 i LSI shkruan se dhënia e mesazhit të presidentit të Ukrainës në ekrane televizori si “lloto lagjeje” nuk konvenjon me rëndësinë që duhej t’i jepej një fjalimi të tillë historik nga Kuvendi i Shqipërisë.

Vasili shton se sot që regjia e Kuvendit duhet të ishte më dinjitoze se ndonjëherë më parë, ishte mizerabël me një audio që as nuk kuptohej.

Postimi i plotë:

Ekranet e Ramës në Kuvend për Zelenskyn si “lloto lagjeje”!

Rama ky merakliu i madh i imazhit, fjalimin historik të Presidentit të Ukrainës Zelensky e paraqitën në Kuvendin e Shqipërisë me ca ekrane të vogla qesharake si të lokaleve LlotoFutbolli-t.

Shihini ekranet gjigante, që rezervon për vete ky Rama kur mban ato dërdëllitjet publike te tij.

Sot Kuvendi duhet te kishte paraqitjen më dinjitoze se kurrë ndonjëherë.

Por në të kundërt të kësaj Kuvendi i qeverisur nga Rama u shndërrua në një lloto futbolli lagjeje me ca ekrane të vegjël dhe me një teknologji audio mizerabël.

Këta nuk kursejnë qindra milionë lekë për ekrane gjigante LED për fushatat e gënjeshtrave të tyre, kurse sot që duhej niveli më i lartë i përfaqësimit dhe prezantimit, përkundrazi imazhi i Kuvendit ishte më pak se mjeran.

Turp!

P.S Shikoni fotot sot dhe fushatat e Ramës, krahasimi është i thjeshtë fare!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura