“Fitova atë që doja”, Ernest Gjoka: Ja çfarë më tha Murinjo në fundin e ndeshjes

Sep 24, 2020 | 23:38
SHPËRNDAJE

24 shtatori i vitit 2020 do të jetë një moment i paharrueshëm për trajnerin Ernest Gjoka. Tekniku kryeqytetas kishte si kundërshtar një nga trajnerët më të mirë në botë, Zhoze Murinjon, në përballjen e sotme mes Shkëndijës dhe Totenhemit. Në prononcimin për “Supersport”, pas kësaj përballje historike Gjoka u shpreh:

Gjoka

“Zhoze Murinjo më tha në fundin e ndeshjes që ishte sfidë shumë e bukur dhe bravo skuadrës”, zbuloi trajneri Ernest Gjoka.

“Fitova atë që doja, në fundin e ndeshjes. Të kesh kundërshtar Zhoze Murinjon, është si një sakrificë për të gjithë ato sakrificat që një trajner bën gjatë karrierës së tij”, tha ndër të tjera trajneri shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura