Fitoi Kupën me Teutën, flet Martini: U shpërblyem për sakrificën e bërë, ja çfarë na duhet për të konkurruar Kukësin dhe Tiranën

Aug 2, 2020 | 23:06
SHPËRNDAJE

Edi Martini është shfaqur shumë i lumtur pas fitimit të titullit me Teutën, ku mposhtën Tiranën me rezultatin 2-0.bandicam 2020-08-02 22-18-50-373

Trajneri i durrsakëve është shprehur se ky ishte një shpërblim për të gjithë ekipin, për të gjitha sakrificat e bëra deri këtu.

“Kjo është një shpërblim i asaj punës që kemi bërë për gjithë këtë kohë, ku kemi sakrifikuar shumë. Na u shpërblyen të gjitha sakrificat. Në tension jam gjatë gjithë ndeshjes. Këta çuna e meritonin këtë trofe, për atë që kanë treguar. E kisha pritur këtë trofe. Në çdo aksion lutesha që të mos pësonim gol. Kisha frikë, por kisha edhe besim te çunat. Edhe kur isha pesimist çunat më jepnin zemër dhe e kundërta.

E kam thënë edhe më parë. E mora Teutën kur ishin në mes të tabelës, e njihja skuadrën deri në një farë mënyrë por jo plotësisht. Gjatë ndalesës së pandemisë u njohëm më mirë, Që atëherë unë kisha besim absolut te djemtë dhe ja ku përfunduam.

Kallaku është larguar nga ekipi, i cili ishte shumë i rëndësishëm. Varet si do punojë klubi. Unë dua që t’i kem të gjithë këta djem. Ne duhet t’i afrohemi Tiranës dhe Kukësit me blerje dhe të jemi konkurrentë me ta. Ja dedikoj familjes sime. Kam qenë larg tyre, i kam takuar disa herë, por i kam mbajtur në stres. Unë e përshëndes ekipin dhe të gjithë qytetin e Durrësit.

Mbijetesën e Vllaznisë e mora vesh gjatë ndeshjes dhe jam shumë i lumtur për ata”, u shpreh Martini për “Supersport”.

680845c2-dd35-41e3-9e54-075dffd6bc7b 67cd0e32-6209-45e2-b68c-0c4322f88324 8e0e2152-8b8e-4a35-b49e-977ad4c41dc5 8a489761-edc6-4fd0-affd-9ac99b242192 67c93494-2e07-478f-834b-2d0a895a9ba5

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura