Fino si rival i Dukës për kreun e FSHF, zyrtarizimi pritet të enjten

Jan 9, 2018 | 14:00
SHPËRNDAJE

Prej muajsh është përfolur se Bashkim Fino do të jetë një prej kandidatëve zyrtare në zgjedhjet e ardhshme për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

idrizi-dhe-fino

Ekskluzivisht për “Panorama Sport”, ish-kryeministri foli në periudhën kur vetë presidenti Duka e lakoi emrin e tij duke u përgjigjur për këtë gjë. Në fjalën e tij për gazetën, deputeti socialist e la të hapur mundësinë e kandidimit, duke mos e mohuar diçka të tillë.

Tashmë që është caktuar edhe data e zgjedhjeve, Fino pritet që ta deklarojë zyrtarisht kandidaturën e tij për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit.

auto_duka_fino_FSHF_Syri.net1515434973

Diçka e tillë pritet që të ndodhë të enjten, në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSh”. Deputeti i Partisë Socialiste pritet që të bëjë publik qëndrimin e tij në garën për postin e kreut të FSHF-së, si dhe platformën me të cilën do të futet në garë.

Së fundmi, Fino është parë më shpesh në shkallët e stadiumeve, për të ndjekur ndeshjet e futbollit.

bashkim fino

Edhe në të shkuarën, ish-kryeministri është parë shpesh i lidhur me sportin dhe mbështetjen e skuadrave që ai i simpatizon.

Pritet që qoftë edhe për formalitet dhe procedurë, Fino të propozohet nga të paktën një prej anëtarëve me të drejtë vote në FSHF.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura