“Fieri është hambar dhe rezervuar”, Gramoz Ruçi: Ky vit do të jetë…

Sep 17, 2018 | 15:02
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ishte sot mes nxënësve, mësuesve e prindërve të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier, për t’u uruar atyre fillimin e vitit të ri shkollor.

Ruçi theksoi se rreth 44 mijë nxënës, nën kujdesin, dijet dhe urtësinë e 4 mijë mësuesve, në 173 shkollat e qarkut të Fierit nisin betejën fisnike për dijet dhe shkencën.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i Kuvendit i uroi më së pari e mbi të gjitha si një mësues i vjetër, si koleg dhe prind, si vëllai e miku i tyre, si deputet i Fierit, e natyrisht edhe me përgjegjësinë e lartë të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Në Fier, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit jetojnë njerëz nga më punëtorët  e Shqipërisë, mësojnë nxënësit më të etur për dije dhe mjeshtëri pune dhe derdhin dituritë e tyre, mësues nga më të mënçurit e më të përkushtuarit që ka Shqipëria.

Fjala e plotë  Gramoz Ruçi, në gjimnazin “Janaq Kilica”, në Fier

Fieri është një potencial i madh rinie, energjie dhe shkollimi: rreth 15% e popullsisë së qarkut janë nxënës shkolle.

Në provimet e maturës shtetërore të këtij viti, nga 1778 maturantë të qarkut Fier, u morën  551 nota dhjeta në të katër provimet.

Qarku është një motor i zhvillimit të vendit, qarku i dytë, pas Tiranës, për nga kontributi me rreth 12% në ekonominë e Shqipërisë.

Sot ekonomitë konkurrojnë jo me forcë të lirë pune, por me dije, shprehi, aftësi dhe produktivitet.

Shqipëria po rritet edhe në saj të ekonomisë së dijes, e cila nuk zhvillohet vetëm në Tiranë, por edhe këtu në Fier dhe në qytetet e tjera të mëdha të vendit.

Ky mandat të jetë mandati i investimeve më të mëdha në arsim, i shtimit të  kapaciteteve të mjediseve mësimore, i eliminimit të mësimit me turne, i mundësimit të sistemit të ngrohjes për shumicën e shkollave, i kompletimit të bibliotekave, sallave të teknologjisë së informacionit, laboratorëve e kabineteve, të bazave prodhuese dhe terreneve sportive.

Prandaj le të punojmë të gjithë që ta bëjmë Fierin, të gjithë Myzeqenë e Mallakastrën jo vetëm një hambar prodhimesh, por edhe një rezervuar të madh dijesh.

Arsimi dhe shkolla kontribuojnë për të ndërtuar një shoqëri që qëndron e bashkuar dhe harmonike, përballë rrezikut të përjashtimit dhe copëtimit social.

Për të ndërtuar një vend e shoqëri, strehë të përbashkët e të sigurt, që përmirësohet vazhdimisht nga kontributi i të gjithëve dhe ku të gjithë respektojmë e duam njëri-tjetrin”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit z.Gramoz Ruçi.

Kryetari i Kuvendit z. Ruçi theksoi se rreth 44 mijë nxënës, nën kujdesin, dijet dhe urtësinë e 4 mijë mësuesve, në 173 shkollat e qarkut të Fierit nisin betejën fisnike për dijet dhe shkencën.

Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Ruçi  i uroi më së pari e mbi të gjitha si një mësues i vjetër, si koleg dhe prind, si vëllai e miku i tyre, si deputet i Fierit, e natyrisht edhe me përgjegjësinë e lartë të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Më tej, Kryetari z. Ruçi u shpreh se arsimi dhe shkolla kontribuojnë për të ndërtuar një shoqëri që qëndron e bashkuar dhe harmonike, përballë rrezikut të përjashtimit dhe copëtimit social.

Në Fier, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit jetojnë njerëz nga më punëtorët  e Shqipërisë, mësojnë nxënësit më të etur për dije dhe mjeshtëri pune dhe derdhin dituritë e tyre, mësues nga më të mënçurit e më të përkushtuarit që ka Shqipëria.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura