Fibank Albania po rritet me degë të reja

May 25, 2018 | 7:14
SHPËRNDAJE

Si pjesë e strategjisë për zgjerim dhe rritje të biznesit në Shqipëri, Fibank do të hapë degë të reja gjatë vitit 2018. Aktualisht banka i shërben rreth 40 mijë klientëve në të gjithë vendin me një rritje të ndjeshme në të gjithë indikatorët e biznesit.

ARtikulli 4_afoto

Fibank e ka hapur tashmë një degë të rë në Rrugën e Kavajës, Tiranë dhe dega e ardhshme do të hapet brenda pak ditësh në Lezhë.

“Zemra e kompanisë sonë janë degët tona në shërbim të individëve e bizneseve”, thotë Bozhidar Todorov, CEO i Fibank Albania. “Ne jemi një bankë dinamike me vendimmarrje shumë të shpejtë, me produkte e shërbime fleksibël të përshtatura për çdo tip klienti. Por ende nuk jemi në rrethe si Lezha, Lushnja, Saranda dhe të tjerë. Tani që po planifikojmë të zgjerohemi edhe në rrethe të tjera, do të punësojmë punonjës të rinj dhe do të ndihmojmë individët e bizneset e vogla në këto fusha.”

Fibank Albania po zgjerohet në tregun Shqiptar me mbështetjen e fuqishme të Grupit rajonal Fibank. Strategjia e zgjerimit synon punësimin e kapaciteteve profesionale, kredidhënien dhe suportin për bizneset e mira si edhe ofrimin e të gjitha produkteve e shërbimeve bankare për klientët individë.

Në vitin 2018 pritet një vazhdimësi e zhvillimeve pozitive dhe një rritje e mëtejshme e bazuar në përpjekjet e vazhdueshme në ofrimin e produkteve inovative dhe të përshtatura për çdo tip klienti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura