Festivali Ndërkombëtar i Jazz te Stela Resort

Jul 20, 2016 | 16:27
SHPËRNDAJE

Jazz Festival

Stina e verës vazhdon të jetë e mbushur plot me aktivitete argëtuese dhe gjithëpërfshirëse Te Stela Resort. Mbrëmjet e datave 19, 20, 21, 22 dhe 23 Korrik na gjejnë nën tingujt fantastik të muzikës Jazz me Festivalin Ndërkombëtar të Jazz-it në edicionin e tij të 5-të.

Programmi Jazz Festival-2

Tingujt fantastikë të muzikës që fillimet e veta i pati në fillimet e shekullit të 20-të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si inspirim nga Afro-Amerikanët për shprehjen e lirë dhe që u ngrit në piedestal në komunitetet ku kërkohej liria dhe barazia sociale, do të mbushin ambjentet e Te Stela Resort në një maratonië 5 ditore tingujsh.

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Jazz “Jazz in Albania” do të mbledhë bashkë vlerat më të mira të muzikantëve nga Austria, Italia, Izraeli, Hollanda, Spanja, Turqia, Zvicra si dhe katër grupe muzikore nga Shqipëria dhe Kosova.

Të gjithë performuesit do të sjellin çdo mbrëmje performacant e tyre më të mira dhe përfaqësuese të shprehisë së muzikës Jazz sipas përkatësisë dhe historisë së tyre.

Nuk do të mungojnë as bashkëpunimet e grupeve për t’i servirur publikut një shije ndërkombëtare të Jazz-it.

Mbrëmjet e Festivalit të muzikës Jazz fillojnë në orën 20:00 për të vazhduar në mbrëmje të paharruara që zgjasin dëri në orët e para të mëngjesit. Por surprizat nuk mbyllen këtu.

Gjatë këtyre mbrëmjeve nuk shijohen vetëm tingujt e muzikës por edhe kuzhina më përfaqësuese e vendeve pjesëmarrëse. Prandaj ejani të shijoni edhe shijen tradicionale austriake, italiane, izraelite, hollandeze, spanjolle, turke, zviceriane dhe, sigurisht, atë shqiptare të gatuar plot dashuri Te Stela Resort.

Data 19 korrik na gjen nën tingujt e Jazz-it Austriak (Irmie Vesselsky – DUO), Jazz-it Izraelit (Shalosh – Trio) si dhe Jazz-it Shqiptar (JAlbaniaZZ Society Big Band). Ditën e mërkurë, Te Stela shijohen tingujt e kuartetit Shqiptaro-Hollandez (Andi Kongo) si dhe quintet Spanjoll (Gani Jakupi). Jazz-i Turk vjen me Trio (Mavi Yol) si dhe per shqiperine vijne kuarteti Nuance dhe E. Gargjola. Te premten e datës 22 korrik kemi kuartetin Italian (Tommaso Troncon) dhe zvicerianet (Trio Mark Perrenoud).

Transporti është falas dhe niset çdo ditë në orën 19.00 mbrapa Pallatit të Kulturës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura