“Festimet tuaja në këto momente të vështira le të kthehen në lutje drejt Zotit”- Presidenti Meta mesazh për festën e Sulltan Nevruzit

Mar 22, 2020 | 9:26
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta uron besimtarët bektashi me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.

90653660_2883497318363189_3690694504446164992_n

Duke e cilësuar një situatë të vështirë atë që po kalon vendi për shkak të koronavirusit, Kreu i shtetit thotë se këto momente “të kthehen në lutje drejt Zotit”.

Postimi i Presidentit Meta:

Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe besimtari bektashian! Festimet Tuaja në këto momente të vështira, por në një ditë që përkon me lindjen e Imam Aliut dhe që simbolizon lindjen e shpresës e rigjallërimit të natyrës, le të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes Tuaj dhe të gjithë shqiptarëve!

Së bashku do t’ia dalim!

Zoti qoftë me ne gjithmonë!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura