Festa e Shenjtë e bektashinjve, Baba Mondi: Numri i besimtarëve për pelegrinazh në Malin e Tomorrit është në rritje, janë marrë masat për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve

Aug 21, 2023 | 19:33
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme është zhvilluar pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, ku kanë marrë pjesë me mijëra besimtarë bektashinj dhe jo vetëm.

maxresdefault-19

Fluksi i qytetarëve ka qenë shumë i lartë dhe gjatë orëve të fundit është shtuar edhe më shumë.

Festa e shenjtë e bektashinjve do të vijojë deri më 25 gusht, ku pritet që mali i shenjtë të vizitohet nga mijëra pelegrinë të tjerë.

Në një intervistë për News24, kryegjyshi botëror i bektashinjve, Baba Mondi, u shpreh se janë marrë të gjitha masat për t’i ardhur në ndihmë dhe për të treguar kujdes për besimtarët që i bashkohen kësaj feste.

“Ky pelegrinazh vjen në bazë të historisë së Malit të Tomorrit. Pra në malin e të mirëve. Prej gati një javësh numri sa vjen e rritet. Janë marrë të gjitha masat për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve”, u shpreh ndër të tjera Baba Mondi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura