Festa e Birrës/ Rekord shitjesh që në natën e parë, turistë nga Gjermania, Italia e Franca zgjodhën “Birrën Korça”, e freskët dhe me çmim promocional

Aug 17, 2023 | 22:12
SHPËRNDAJE

Zhvillohet sot dita e dytë e festës së “Birrës Korça”. Festa e Birrës, tashmë festa me e madhe verore ka bërë bashkë qindra mijëra qytetarë vendas, por edhe të huaj.

c25c60ad-f45e-4174-b908-09f00e2b8607-768x530

Birra Korça shënoi rekord shitje që natën e parë, ndërsa 12 stenda të “Birrës Korça” kanë ofruar “birrën Korça” për të gjithë qytetarët.

Krahas terminalit të autobusëve, Festa e Birrës ka dhe një pol tjetër të rëndësishëm ku festohet, siç është Shtëpia e Birrës së parë shqiptare, pranë fabrikës së prodhimit të birrës, ku qytetarë e vizitorë të panumërt shijojnë birrën e freskët me çmim promocional, gatimet tradicionale dhe muzikën ‘live’ me serenata, mes peizazhit piktoresk dhe ajrit të pastër.

“Kanë qenë turistë pa fund, nga Gjermania, Italia e Franca që kanë zgjedhur të shijojnë “Birrën Korça”. Festa është përqendruar edhe tek Shtëpia e “Birrës Korça”. Nata e parë është ndezur nga këngëtarë të njohur, si Ylli Limani, Lorenc Hasrama që elektrizuan skenën. Sot, gjithashtu pritet të kemi të tjerë këngëtarë, një prej të cilëve është edhe Eugent Bushpepa”, tha gazetarja Lorena Kodra për News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura