“Fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj situatës së COVID-19”, Këshillat e psikologes si duhet të sillen prindërit në këto ditë izolimi

Mar 28, 2020 | 18:07
SHPËRNDAJE

 

femijePsikologia  Klinike: Msc.   Alberta  Shkembi

Këshilla  për  prindërit  në  menaxhimin  e  situatës  së  krijuar  nga  koronavirusi. Tashmë  ne  ndodhemi  në  mes  të   një  pandemie. Pasiguria  dhe  frika  janë  ndjenjat  që  po  shoqërojnë gjithkënd  nga  ne. 

Është   e pritshme  që  në  këtë  periudhë  mënyra  jonë  e  të  jetuarit  do  të  jetë  e  ndryshme  nga  ajo  që  kemi  pasur  më  parë.  Dhe kategoria  më  e ndjeshme  ndaj  kësaj  situate    janë fëmijët,  pasi  fëmijët  kanë afësi  menxhuese  emocinale më  të  reduktuara  se  ne  të  rriturit.

Gjatë  kësaj  kohe  ju  mund  të  kini  vënë  re ose do të  vini re se fëmijët  tuaj  po  kërkojnë të  flenë  me  ju, po  shprehin  ndjenja  lodhje,  vështirësi  në  përqendrim,  probleme  me gjumin,  kanë  ndryshuar  mënyrën  e  të ushyerit,  duhet  të  jeni  vigjilent  ti  menrrni  në  konsidertë  si  sinjalizuese të  një  parehatie  emocionale tek  ata.

Prindërit dhe  te  rriturit  e tjerë  në  mjedisin  familjar, duhet  të  ruajnë qetsinë, në  këtë mënyrë do  përcojnë dhe  do  ruajnë  një  ndjenjë  konforti  emocional  te  femijët.  Duhet  të  jeni  të  kujdesshëm  në  menaxhimin e ndjenjave  tuaja,  është e rënëdsishme  që në situate  të  tilla ta  fuqizoni  marrdhënien  tuaj  duke I  përsëritur  fraza  të  tilla  si : “do  ta  kalojmë  së bashku  këtë situatë”.

Përpiqiuni  të  ruani  përditshmerinë  tuaj,  në  këë  mënyrë  do  të  ofroni  një  ndjenje  stabiliteti.(  përshembull mos të ndryshojnë  oraret  e  zgjimit  dhe  fjejes,  oraret  e  të  berjes  së  punëve  kryesore tënjë  dite  rutinë,  oraret  e  detyrave  etj.

Mbani  në   vëmendje që izolimi të jetë vetem  fizik. Të  kaloni  kohë  me  familjarë  të  tjerë  dhe miqtë  tuaj duke  përodorur telefonat  apo  rrjetet  tuaja  sociale.

Duhet  të diskutoni rreth virusit, lejoijni  dhe  femjët t’ju  tregojnë   se  cfarë  dinë për  të, fëmijët  janë  të  ekspozuar  rreth  lajmeve  që   qarkullojnë  rreth  virusit, pasi  shohin  një  organizim  të  ri  te  njerzit  përshembulll  njerëz  që  përdorin  maska,  doreza.  Juve  ju  takon  të  filtroni  informacion,  në  mëyrë që të  përcllni ndjenje  sigurie  te  femijët,  rëndësi  në  këtë  komunukim  ka toni  juaj  dhe te  qenurit  ju  vetë  I  sigurtëdhe  I  qetë në  atë që ju  percillni.

-Inkurajojini  fëmijët  ta  shprehin  ate  që  ndjejn  nëprmjet  vizatimeve,  lojerave  apo  dhe  fabulave. Nxitini atyre  dhe vetes  fantazinë përshmbull  të shkruajnë ku  jane tani dhe  ku  fantazojnë  të  jenë.  Disa  fëmijë mund  të  mos  kenë  dëshirë të  flasin  për  ndjenjat ose  frikërat  e  tyre. Ndihmojini  të  shprehin  ndjenjat  nëpërmet vizatimit,  lojerave,  të  shkruarit  ose  aktiviteteve  të  tjera që  I  përshtaten  me  moshën.

-Lejoiini fëmijët të  flasin  rreth  frikës  së  tyre,  gjatë kësaj  kohe  shprehni  pritshëmri  pozitive  rreth  situatës por  duhet  të  jeni  realist,  përshembull  një  mënyrëështëqëta  informoni  fëmijën   që të gjitha  shërbimet  shëndetsore   janë  duke  punuar  rreth  gjetjes  së zghidhjes  për  këtë  virus.

Së  fundmi  ju mund  të  përfitoni  nga  kjo  kohë me fëmijët  tuaj qe  ti  mësoni  ata të  bëhen me  të   pavarur dhe  të  kyrejnë disa aktivitete  që  nuk I  kryenin  më  parë si  përshembull të   shtroni  tavolinen  bashkë,  të  hapni  dhe  mblidhni  rrobat ,  te  gatuani  biskota etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura