Faturat e energjisë, OSHEE: Pagesat, edhe në pikat e transfertave të parave, dhe me anë të celularit

Feb 26, 2015 | 12:00
SHPËRNDAJE

Kreu i OSHEE, Arben Çela, teksa ka bere nje analize te pagesave te deritanishme per marreveshjet e lidhura me debitoret e energjise, ka theksuar se per te lehtesuar qytetaret e interesuar per te bere pagesat vihen ne dispozicion edhe vende te reja. Ai u ka bere apel qytetareve debitore te nxitojne, pasi kane edhe 3 ditë mundësi te perfituar pagesën me këste. 

Kreu i OSHEE, Adrian Çela në nje konferencë për shtyp

“Aktualisht kemi marrëveshje me 3 shoqëri, si me ato të pikave të transfertave të parave, por edhe me anë të celularit. Shumë shpejt do të bashkohen të tjerë shoqëri, ku do tu jepet mundësia të gjithëve ta paguajnë kudo që ndodhen”- ka thene Cela gjate nje konference te mbajtur sot. 

Sipas tij, te dhenat e deritanishme per pagesat me keto menyra jane inkurajuese. “Që prej datës 12 shkurt, janë kryer 5990 pagesa me anë të pikave të transfertave të parave dhe celularit, me vlerë 15.6 milionë lekë (15,641,064 lekë). Në tre ditët e fundit kemi një rritje me 33% të fluksit të këtyre pagesave. Kanë mbetur edhe 3 ditë mundësi t’ju përgjigjur apelit tonë të nisur në nëntor 2014, për pagesën me këste. Për ata që duan të paguajnë faturat, për të shmangur fluksin, t’i drejtohen postës, bankës si dhe pikave të transferetave të parave, të cilat ndodhen në çdo qytet të vendit”- tha ai.

Cela ka theksuar se ne total nga dhjetori kur ka hyrë në zbatim skema lehtesuese e pagesave me keste dhe ulja e kamatës me 80%, kanë nenshkruar aktmarreveshje 203,427 abonente.

“122,702 prej tyre kane përfituar nga ulja me 80% e kamatevonesave duke likujduar shumën e plote të detyrimit menjehere. Rreth 80 mijë abonente kanë lidhur aktëmarreveshje për ta paguar me këste, nga të cilët 13 mijë të klasifikuar ne skemen e ndihmes ekonomike kane perfituar nga skema lehtësuese”- tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura