Evakuimi i udhëtarëve në aeroportin e Parisit, policia zbulon detaje nga ngjarja

Sep 17, 2017 | 18:24
SHPËRNDAJE

Paraditen e sotme policia franceze është vënë në alarmë nga një kërcënim dhe ka evakuar ushëtarët e “British Airline” në aeroportin e “Sharl de Goll” në Paris. Policia pas kontrollit të imtësishëm hetuesit dhe policia e kanë vlerësuar njoftimin si të rremë.

21641387_10210615386244270_1660867331_n

Më herët u raporta se të gjithë udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit, që duhej të fluturonte nga “Sharl de Goll” drejt aeroportit të Londrës “Hitoru”, paradite janë evakuuar, për arsyeve të sigurisë.

Një përfaqësues i policisë franceze, informoi se bëhej fjalë për “kërcënim të rremë”, por nuk dha më shumë detaje për rastin në fjalë. Paraprakisht, njëri nga udhëtarët për mediat amerikane ka deklaruar se piloti fillimisht udhëtarëve iu ka komunikuar se fluturimi do të vonohet për shkak të problemeve teknike.

Pak më vonë udhëtarëve u është thënë se pasagjerët duhet të zhvendosem në një pjesë tjetër të aeroportit. Pas ardhjes së forcave të shumta të rendit dhe zjarrfikseve dhëtarët u informuan se ekziston një “kërcënim i drejtpërdrejtë i sigurisë, lidhur me fluturimin e tyre” dhe prej kësaj është kërkuar të ndryshojnë aeroplan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura