Eurosong, grupi turk promovon këngën në Tiranë

Apr 12, 2011 | 11:27
SHPËRNDAJE
Grupi turk dhe këngëtarja Aurela Gaçe, gjatë pritjes në Tiranë

Një shkëmbim koncertesh këto ditë në Turqi e Shqipëri. Grupi rrok ‘Yüksek Sadakat”, i cili do të përfaqësojë Turqinë në Festivalin Europian të Këngës 2011 në Duseldorf të Gjermanisë, dje dhe pardje ishte në Tiranë për të promovuar këngën e tyre me këngën “Live It Up”. Dy ditë më parë Ambasada e Republikës së Turqisë organizoi në selinë e saj një pritje me pjesëmarrjen e këtij grupi dhe të këngëtares shqiptare Aurela Gaçe. Ambasadori turk Hasan Ashan u uroi suksese përfaqësuesve të të dyja vendeve në Festivalin Europian të Këngës. Pjesëtarët e grupit turk vlerësuan zërin e fuqishëm dhe performancën artistike të këngëtares shqiptare Aurela Gaçe, sipas së cilës, “Të rinjtë shqiptarë, nëse do të votojnë për këngët e Festivalit Europian, duhet të votojnë për këta djem nga Turqia”. Përfaqësuesit e të dy vendeve në Festivalin Europian ishin njohur dhe kishin qenë së bashku gjatë vizitës së Aurela Gaçes në Turqi dhe në një koncert në Amsterdam. Gatë kësaj vizite të realizuar në kuadrin e bashkëpunimit midis Radiotelevizionit Turk dhe Radiotelevizionit Shqiptar, grupi turk mori pjesë në programin televiziv “Historia nis këtu”, ku interpretoi këngën që do të paraqesë në Festival.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura