‘Ethet e Nilit’ shënohet një tjetër rast në Shkup

Oct 18, 2012 | 10:24
SHPËRNDAJE

Një fëmijë 2 vjeçar është rasti i shtatë i infektuar nga virusi i Etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoni, njofton agjencia e lajmeve INA.

Fëmija është në Klinikën për Sëmundjen Infektive në Shkup, nën trajtim aktiv mjekësor. Të gjitha rastet e para janë regjistruar në muajin shtator, ndërsa ky është rasti i parë i regjistruar këtë muaj.

Deri tani tre viktima kanë humbur jetën nga ky virus, njëri prej të cilëve i moshës 2 vjeçare, ndërsa dy pacientët e tjerë të moshave, 53 dhe 83 vjeç.

Virusi nuk përcillet përmes njerëzve, por vetëm nga kafshimi nga mushkonjat. Shkencëtarët kanë theksuar se bartësit kryesor të këtij virusi janë shpezët.

Drejtori i Klinikës Infektive, Zvonko Milenkoviç deklaroi se janë ndërmarrë masat për të përballur fluksin e mundshëm të pacientëve që mund të jenë viktima të infektimit nga ky virus vdekjeprurës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura